BotaLajme

Trump vendos tarifa për dronë dhe e kthen teknologjinë e vjetër të anijeve amerikane

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, firmosi dy dokumente me të cilat vendosen tarifa të reja për dronët dhe komponentet e tyre dhe urdhërohet marina amerikane t’i zëvendësojë sistemet elektromagnetuese të avancuara për lëshimin e aeroplanëve dhe ngritjen e armëve të bartësve të aeroplanëve me sisteme tradicionale me avull dhe hidraulik.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trampi e ka urdhëruar ministrin e mbrojtjes, Pit Hegset, t’i zëvendësojë sistemet elektromagnetike të avancuara me sisteme tradicionale me avull dhe hidraulike, sepse beson që zgjidhjet e përhershme janë shumë të shtrenjta dhe shumë të ndërlikuara, publikoi Ej-Bi-Si.

Direktiva e dytë i udhëzonte Hegsetit të ngrinte një kantier të pestë detar dhe t’u lejonte ndërtuesve të anijeve të huaja të ndërtonin anije luftarake amerikane, në kushte të caktuara.

Tarifat do të hyjnë në fuqi 21 ditë pas nënshkrimit të dokumenteve, ndërsa detyrimet për disa komponentë më pak të ndjeshëm të dronëve do të hyjnë në fuqi 180 ditë më vonë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, tarifa do të jetë 100 për qind për dronët veçanërisht të ndjeshëm, 25 për qind për dronët më të vegjël që vlerësohen se paraqesin një rrezik më pak të menjëhershëm për sigurinë, ndërsa një tarifë prej 15 për qind do të vendoset për disa dronë dhe komponentë nga Bashkimi Evropian, Japonia, Lihtenshtajni, Koreja e Jugut, Zvicra dhe rajoni kinez i Tajvanit

Related Articles

Back to top button
Close
Close