
Komisioni Evropian deklaroi se tregtia duhet të bazohet në respekt dhe jo në presion, ndërsa komisioneri për tregtinë, Maros Sefcovic, theksoi se BE është e gatshme të mbrojë interesat e saj.
Edhe vendet anëtare si Franca, Holanda dhe Polonia kanë kritikuar retorikën e Trump, duke kërkuar përshkallëzim, por gjithashtu kanë paralajmëruar se janë të përgatitur për kundërpërgjigje.
Lidhjet tregtare SHBA-BE mbeten të tensionuara, në një kohë kur bota ende përpiqet të ruajë stabilitetin ekonomik global. / abcnews.al



