BotaLajme

TRUMP: VAKSINA E COVID-19 NDOSHTA SHPËRNDAHET PËRPARA FUNDIT TË TETORIT

Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur se kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë 3 vaksina që ndodhen në fazën e fundit klinike, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump deklaroi se “Vaksina ndoshta shpërndahet përpara fundit të tetorit. Këtë nuk do ta bëjmë sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”.

Trump iu drejtua votuesve në një aktivitet në rajonin e Pennsylvanisë, ku ai kritikoi përparësinë e kandidatit demokrat Joe Biden sipas sondazheve të fundit të kryera në vend. “Këto sondazhe duan t’ju tërheqin në depresion ju. A keni hyrë në depresion? Nuk qëndroni aspak sikur keni hyrë në depresion”, tha Trump.

Duke iu drejtuar kundërshtarit të tij me kritika të ashpëra Trump shtoi se “Biden është kukull e socialistëve, marksistëve dhe ekstremistëve që urrejnë policinë”.

Ndër të tjera pasi kritikoi Biden për vendosjen vazhdimisht të maskës, Trump u shpreh: “Maska i jep një ndjenjë sigurie Biden. Sikur të isha psikiatër, do të thoja se Biden ka probleme të mëdha”.

Më tej Trump ka cilësuar si “terroristë të brendshëm” protestuesit dhe ata që komentojnë rreth protestave që janë shndërruar në akte të dhunës kohët e fundit në SHBA. “Biden dëshiron të tolerojë terroristët e brendshëm, ndërsa unë dua ti gjykoj ata”, tha Trump.

“Tashmë e mbyll televizorin ku në një vend thuhet Rusi”

“Këta maniakë, flasin gjithmonë rreth Rusisë, nuk flasin aspak rreth Kinës. Tashmë unë e mbyll televizorin ku në një vend thuhet Rusi”, deklaroi Trump i cili ka reaguar që demokratët e ndërlidhin vazhdimisht atë me Rusinë.

Trump njoftoi se Biden përgjatë jetës së tij politike ka kundërshtuar vrasjen e Osama bin Laden dhe komandantit të Forcave Kuds, të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani dhe se ka ndjekur gjithashtu edhe shfaqjen e DEASH-it.

Ndër të tjera duke mbrojtur idenë e tij se votimi i masave të mëdha në vend nëpërmjet postës do të vonojë njoftimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe do të shkaktojnë dyshime, Trump bëri të ditur se “Unë dua të shikoj natën e 3 nëntorit rezultatet e zgjedhjeve”.

Ndërsa në lidhje me zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, Trump theksoi se janë shënuar përparime dhe që 3 vaksina kandidate janë në fazën e fundit klinike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close