BotaLajmeTopLajm

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

“Sigurisht që janë dëmtuar, siç kam thënë më parë. Dhe do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke iu përgjigjur komenteve të Araghchit.

Sulmet amerikane të datës 22 qershor goditën tri qendra bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan, gjatë një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.

Trump e karakterizoi këtë goditje si një shkatërrim të plotë të kapaciteteve bërthamore të Iranit, por një raport i mëvonshëm nga inteligjenca amerikane sugjeroi se dëmi ishte vetëm i përkohshëm dhe se programi i Iranit ishte vonuar me disa muaj. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e quajti këtë raport “krejtësisht të pasaktë”.

Në të njëjtën kohë, Irani ka njoftuar se do të rinisë bisedimet me vendet evropiane për programin e tij bërthamor. Takimi është planifikuar për të premten në Stamboll, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, konfirmoi se bisedimet do të fokusohen në heqjen e sanksioneve dhe çështjet që lidhen me programin bërthamor civil të Iranit.

Programi bërthamor i Iranit u kufizua ndjeshëm pas marrëveshjes së vitit 2015 (JCPOA), por pësoi një goditje të rëndë pas tërheqjes së SHBA-ve në vitin 2018. Nga ai moment, Irani ka rritur gradualisht aktivitetet bërthamore, përfshirë pasurimin e uraniumit në nivele që janë shumë të afërta me ato të nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore. Iranit i ka qëndruar besnik pretendimit se programi i tij është për qëllime civile, ndërkohë që shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësim për mundësinë e një eskalimi të tensioneve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close