BotaLajme

Trump i bën thirrje Senatit të miratojë ligjin për heqjen e ndryshimit të orës dy herë në vit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Senatit të përfundojë miratimin e legjislacionit që do t’i japë fund ndryshimit të orës dy herë në vit në vend.

“Meqë ra fjala, le ta heqim këtë punën e orës verore”, u tha Trump pjesëmarrësve në një tubim të hënën në shtetin Michigan.

Ai shprehu shpresën se Senati do të ndjekë Dhomën e Përfaqësuesve, e cila e miratoi projektligjin më 14 korrik. Projektligji, që pret miratimin në Senat, synon ta bëjë të përhershme orën verore. “Do ta heqim këtë”, tha Trump.

Presidenti amerikkan e ka cilësuar shpesh ndryshimin sezonal të orës si “një shqetësim të madh” dhe “shumë të kushtueshëm” për qeverinë federale. Trump më herët u kishte bërë thirrje ligjvënësve në platformën e tij Truth Social që “të angazhohen fort për më shumë dritë në fund të ditës”.

Ora verore në SHBA fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën e parë të nëntorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close