BotaLajmeTopLajm

Trump heq dorë nga shtyerja e zgjedhjeve

isa orë pasi sugjeroi shtyrje të zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk dëshiron të shtyjë votimin, por është i shqetësuar për atë se çfarë mund të prodhoje votimi me postë.

“Unë dua zgjedhje dhe një rezultat shumë më tepër se ju”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk dua të shtyj zgjedhjet, por gjithashtu nuk dua të pres tre muaj dhe pastaj të zbuloj se fletëvotimet mungojnë, dhe zgjedhjet janë të pavlefshme”, shtoi ai.

Trump përmendi raportet e fundit të mediave në lidhje me problemet e mundshme me fletëvotimet me postë që vijnë me vonesë dhe tha se mund të duhen javë, muaj apo edhe vite për ta zgjidhur.

Tv Klan

Related Articles

Back to top button
Close
Close