
Ministria e jashtme e Iranit në një deklaratë të re të lëshuar këtë të mërkurë ka deklaruar se përgjegjësia për përshkallëzimin e fundit mes dy vendeve i takon Shteteve të Bashkuara. Irani ndër të tjera akuzoi Uashingtonin për “shkelje të traktateve”.
“Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit jugor, vendimi i saj për të rivendosur sanksionet mbi naftën iraniane dhe luftimet e vazhdueshme në Liban i kanë bërë pjesë të rëndësishme dhe themelore të (marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës) joefektive”, thuhet në deklaratën iraniane.
SHBA-të thanë se sulmet e së mërkurës herët sipas kohës lokale dhe sanksionet ishin ndëshkim për sulmet e fundit iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Në përgjigje, Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi raketa dhe dronë në 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.



