LajmeRajonTopLajm

Festa e Kurban Bajramit/ Xhamitë e Kosovës mbyllin dyert, falja në shtëpi

Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot një nga festat kryesore të islamit, kurban bajramin.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rrezikut të përhapjes së tij, falja e namazit të kësaj feste, nuk u lejua në xhamitë e Kosovës. Në orën 6.30 minuta, përveç ezanit, në xhamitë e Prishtinës nuk pati besimtarë për ritualet e zakonshme fetare.

Për 50 vite radhazi, çdo namaz të kurban bajramit riza Syla e ka falur në xhaminë Sulltan Mehmeti në Prishtinë, por këtë vit nuk mundi ta kryente këtë obligim.

Disa besimtarë kanë tentuar në fakt të falen në xhamitë e Prishtinës, por dyert e tyre kanë qenë të mbyllura ndërkohë që edhe policia e Kosovës ka qenë atje duke u komunikuar se nuk do të mund të hyjnë brenda.

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi një ditë më parë për ndalimin e faljeve gjatë Kurban Bajramit dhe 10 ditëve në vijim ndërkohë që bënë apel edhe për kalimin e festës pa vizitat tradicionale familjare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close