BotaLajmeTopLajm

TRUMP BËHET PRESIDENTI I KATËRT AMERIKAN NË HISTORI QË NUK MERR PJESË NË INAUGURIMIN E PASARDHËSIT

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden president, duke u bërë kështu vetëm presidenti i katërt në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nuk merr pjesë ne inaugurimin e pasardhësit të tij.

Hera e fundit që ka ndodhur diçka e tillë është ajo e vitit 1869, kur presidenti në ikje, Andrew Johnson, kishte refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e të zgjedhurit president, Ulysses Grant, njofton Insajderi.

Mediat raportuan se Trump e ka ndërmend të shkojë në fushat e tij të golfit në Skoci, për ta kaluar ditën e 20 janarit kur ndodhë inaugurimi, por Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë se ajo nuk do ta lejojë Trumpin të futet në shtetin që udhëheqë ajo./Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close