LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

“Trimin vrae, por hakun mos ia ha”

Ai në fakt është një zëvendëskryeministër, por në popull njihet si një puntori më i madh i kësaj qeverie, dhe sot u dëshmua fuqia dhe puna e tij.
Këtë e kanë dëshmuar shumë gjëra deri tani në fushëveprimin politik të Artan Grubit dhe që sot e vulosi përfundimisht përkushtimin e tij ndaj punës dhe fjalës së dhënë ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Në vijë të kësaj ndërlidhet edhe një lajm i madh që vjen po nga Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe me këtë e merr atë epitetin “trimin vrite por hakun mos ia ha” dhe ky lajm ka të bëjë me tre kompani botërore që aplikojnë për mbikqyrës të Koridorit 8-të dhe 10.

Sot zv/kryeministri Grubi, ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare me renome botërore kanë aplikuar në shpalljen e publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore dhe kanë shprehur interesim që të jenë mbikqyrës të punimeve të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.
Ky natyrisht se është një projekt i madh thuajse i paimagjinuar më herët të flitej për të dhe jo të ndodhë ose bëhet më saktë nesër.
Janë këto kompani të mirënjohura në lëminë e konsulencës financiare dhe mbikqyrjes nga Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me kënaqësi të madhe konstatoj interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.
Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore:
1. Ingerop & Egis
2. IRD & Eptisa & EuroKonsalting
3. Hill & GIM
Na priftë е mbara drejt realizimit të ëndrrës së madhe.
” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Këto projekte janë ato lajme që qytetarët duan të dëgjojnë. Një gjeneratë e re politikanësh duket se më në fund kanë arritur të krijojnë jo vetëm besimin e investitorëve të huaj në vend për projekte të mëdha në interes të qytetarëve, por edhe forcën e tyre në vendimmarrje, përkushimin e tyre ndaj qytetarëve dhe besën e dhënë ndaj shqiptarëve./TS/

Related Articles

Back to top button
Close
Close