LajmeMaqedoni

Tre vite nga ardhja e Bilall Kasamit në pushtetin lokal, çerdhja e Porojit mbetet një premtim i haruar

Në fshatin Poroj të Tetovës, para më shumë se tre vite ishte kishte filluar ndërtimi i një çerdheje për fëmijët e këtij fshati. Edhe pse ndërtimi i çerdhes ishte donacion nga një kompani private e Tetovës, kjo çerdhe ishte premtuar edhe nga politika se do të ishte prioritet ndërtimi i saj, shkruan Top24

Sot pas tre vitesh mandat të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kjo çerdhe nuk eka parë dritën me sy dhe si e tillë ka mbetur në një gjendje të mjerueshme dhe e pa përfunduar. Portali Top24 kishte raportuar edhe më herët për Çerdhen e Porojit, ndërsa pushteti lokal ishte arsyetuar se nuk ka leje ndërtimi dhe se për këtë arsye nuk mund të punohet në të.

Kujtojmë që gjatë kampanjës së zgjedhjeve parlamentare kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami kishte publikuar një fotografi duke i dërguar të fala Ali Ahmetit nga Poroj, por sot pas tre vitesh pikërisht nën udhëheqjen e Bilall Kasamit me komunën e Tetovës dhe tani me ministrinë e për politikë sociale dhe demografi ku ministër është Fatmir Limani, Poroji mbetet edhe më tej pa çerdhen e premtuar.

Nga ana tjetër, ministri i për punës sociale dhe demografi Fatmir Limani pothuajse çdo ditë promovojnë projekte për çerdhe të reja me kryeministrin Hristjan Mickovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close