LajmeMaqedoniTopLajm

Tre qytetarë të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Itali

Tre maqedonas dhe një i ri italian kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku mbrëmë në Itali, raportojnë mediat italiane, transmeton bild.mk.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur sqarimi për aksidentin dramatik që u mori jetën katër personave, një i ri italian dhe tre qytetarë të Maqedonisë, raportojnë mediat.

Viktimat nga Maqedonia e Veriut, sipas informacioneve të deritanishme, ishin rreth 30 vjeç.

Dinamika e përplasjes së tmerrshme është ende duke u hetuar nga policia rrugore në rajonin e Astit, dihet vetëm me siguri se ka qenë përplasje kokë më kokë, të cilës për fat të keq askush nuk i mbijetoi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close