LajmeMaqedoniTopLajm

Toshkovski: Zgjedhjet ishin demokratike, do të ketë vetëm dy kallëzime penale

Në konferencën për shtyp që e mbajti pas mbylljes së kutive të votimit, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ditën e sotme të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale e cilësoi si të qetë dhe me parregullsi të vogla.

“Dëshiroj të theksoj me kënaqësi se dita e sotme e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë demokratike si rezultat i bashkëpunimit të mirë të policisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe palëve të tjera të interesit, prandaj dita kaloi pa incidente të mëdha”, tha Toshkovski.

Ministri tha se janë regjistruar 12 fotografi të fletëve të votimit, dy grisje të fletëve të votimit, gjashtë raporte për dhënie ryshfeti dhe 15 raporte për agjitacion. Do të pasojnë dy kallëzime penale – një për shkelje të fshehtësisë së votimit dhe një për shkelje të së drejtës së votës.

“Këto ishin zgjedhje të suksesshme, paqësore dhe demokratike në të cilat qytetarët lirisht ushtronin të drejtën e tyre të votës”, përfundoi Toshkovski pas mbylljes së vendvotimeve.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close