LajmeMaqedoniTopLajm

Torbeshët kërkojnë të futen në preambulë si popull i veçantë

Partia për të Ardhme Evropiane kërkon që populli i torbesh të përfshihet në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kërkojnë duke iu referuar Kartës së Kombeve të Bashkuara, Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe një sërë dokumentesh të tjera, ata kërkojnë që qeveria të përmbushë kërkesën e tyre.

Nga kjo parti thonë se komuniteti torbesh, sipas karakteristikave etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore, meriton veçanti dhe status të barabartë me grupet e tjera etnike në Maqedoninë e Veriut.

“Me mos përfshirjen e mëparshme të kësaj popullate në preambulën e Kushtetutës, është bërë padrejtësi ndaj një numri të madh të popullsisë, e cila është e treta për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga kjo parti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close