
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është parë i pashoqëruar dhe i buzëqeshur teksa hynte në këto ambiente të këtij institucioni.
Në dalje të organit të akuzës, Doshi dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se ishte paraqitur në SPAK lidhur me zgjedhjet në Rrogozhinë.
A do të votoni për shkrirjen e SPAK?
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK.




