LajmeShowbiz

Tmerr në koncertin e grupit të njohur, bie ekrani i madh LED dhe zë poshtë interpretuesit (video)

Dy kërcimtarë janë plagosur në një koncert “Cantopop” në Hong Kong, pasi një ekran i madh video i ngritur mbi skenë ra mbi interpretuesit dhe i zuri ato poshtë. Koncerti i së enjtes, nga grupi “Mirror” ishte i katërti nga një seri prej 12 koncertesh të planifikuara dhe të mbajtur në “Coliseum” të Hong Kongut.

Videoklipet e qarkulluara në mediat sociale treguan anëtarët e “Mirror”, Anson Lo dhe Edan Lui duke performuar me një duzinë kërcimtaresh në skenë kur një nga disa ekranet LED u rrëzua.

Ekrani që po binte goditi një balerin në kokë dhe në trup, përpara se të zinte poshtë një interpretues tjetër, ndërsa audienca bërtiste nga tmerri, sipas klipeve.

Pjesa tjetër e interpretuesve në skenë nxituan për të ndihmuar ata që u goditën nga ekrani. Policia tha se ka marrë një raport në orën 22:36 për ngjarjen dhe se dy kërcimtarë meshkuj janë dërguar në spitalin “Queen Elizabeth” në gjendje të vetëdijshme.

Mediat lokale raportuan nga spitali se një nga kërcimtarët ishte në “gjendje të rëndë”, ndërsa tjetri stabil. Përveç dy interpretuesve që u plagosën në skenë, tri femra nga publiku u raportuan gjithashtu si të plagosura, tha policia.

Njëra prej tyre është ndjerë keq dhe është dërguar në të njëjtin spital, në gjendje të vetëdijshme, ndërsa dy të tjerat janë në gjendje shoku, por nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor. Pas incidentit, koncerti u ndërpre dhe publikut iu kërkua të largohej nga vendi.

Rënia e ekranit LED është aksidenti më i fundit në serinë e koncerteve. Të martën, një nga anëtarët e “Mirror”, Frankie Lui, u duk se humbi këmbën dhe u rrëzua nga skaji i skenës ndërsa mbante një fjalim, sipas videove në mediat sociale.

A video screen falls on to performers at a concert of Cantopop boy band Mirror in Hong Kong, in an image from social media

Një peticion në internet për çështjet e sigurisë së koncerteve të “Mirror” nisi po atë natë dhe që atëherë ka mbledhur mbi 13.000 nënshkrime nga fansat. Peticioni u kërkoi organizatorëve të garantojnë sigurinë për “Mirror” dhe kërcimtarët e tij të përmbahen nga përdorimi i mekanizmave të panevojshëm të skenës, ose platformave të ngritura.

“Mirror”, një grup prej 12 anëtarësh, i cili është rritur shumë në popullaritet në Hong Kong, është vlerësuar me ringjalljen e “Cantopop” dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra fansa në qytet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close