BotaLajmeTopLajm

Tjetër mrekulli nën rrënoja/ Gruaja 46-vjeçe nxirret e gjallë 222 orë pas tërmetit të tmerrshëm

Pavarësisht se tanimë janë bërë 9 ditë nga tërmeti apokaliptik që shkaterroi disa qytete të Turqisë dhe Sirir, mrekullite ende janë prezente në terrenin ku po punohet nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Fillimisht u nxorr e gjallë një grua 77-vjeçare , jo pak por  212 orë pas tërmetit të tmerrshëm.

Shpëtimi u bë në Adiyaman në rajonin juglindor të Turqisë, siç raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu .

Gruaja, emri i së cilës është Fatma Güngör, u  transportua me ambulancë në spital.

Pas shpëtimit, familjarët e 77-vjeçarit kanë përqafuar mes shumë emocionesh ekipet e kërkim-shpëtimit.

Mirëpo 10 orë më pas në raport me këtë rast, është raportuar një tjetër mrekulli.

Një grua 45-vjeçare, Melike Imamoglu , u nxorr e gjallë pas 222 orësh nga rrënojat e një ndërtese që u shemb për shkak të tërmetit në Kahramanmaras, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti.

Deri tani janë konfirmuar mbi 41 mijë të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar. Sipas fjalëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton Trt Haber, në vend janë 35.418 të vdekur. Këtyre i shtohen edhe vdekjet në Siri, të cilat sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara dhe agjencisë qeveritare Siriane Arabe, kanë arritur në 5814./Tgcom

Related Articles

Back to top button
Close
Close