LajmeRajon

Molliqaj: Albulena Haxhiu po abuzon me pushtet, po e përdorë për t’i larguar vetës lëndë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar shprehjen e përdorur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i ishte drejtuar me shprehjen “dorëzohu”, prokurorit Ilaz Beqiri për rastin e gjuajtjes me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Molliqaj ka deklaruar se ky nuk është rasti i parë që ministrja Haxhiu sipas tij abuzon me pushtetin e saj.

Madje, Molliqaj ka thënë se Haxhiu po e përdorë pozitën e ministres së Drejtësisë për t’i larguar nga vetja lëndët.

“… mos harroni që Albulena Haxhiut iu ka mbyll një rast për gazin në kundërshtim me precedentët që janë vendos ndaj kolegëve tjerë deputetë, duke thënë se nuk ka pasur ekspertizë dhe nuk është bë forenzika e gazit lotsjellës, se ka qenë gaz lotsjellës apo diçka tjetër. Ky është rasti i dytë që ministrja po bën presionin e njëjtë për me mbërri tek rezultati i njëjtë, është e qartë që po e përdor pushtetin për me heq lëndë nga vetja e saj. Është ashiqare keqpërdorim i pushtetin ose më mirë me thënë abuzim me pushtetin”, ka thënë Molliqaj për “Insajderin”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close