Sport

Tifozët e Barçës kanë sharë Braithwaite para ndeshjes së “Gamper Cup” kundër Pumas – lojtari po u shkakton probleme katalunasëve

Tifozët e Barcelonës kanë reaguar negativisht për paraqitjen e sulmuesit Martin Braithwaite.

Gjatë njoftimit të skuadrës para ndeshjes për kupën “Joan Gamper” me Pumas, tifozët e kanë pritur me fishkëllimë paraqitjen e danezit.

Më herët u raportua se Blaugranët synojnë të shesin ose të ndërpresin kontratën me lojtarin, por ai refuzon të largohet.

Braithwaite dëshiron t’i dëshmojë Xabit se sa vlenë, mirpo Joan Laporta tashmë i ka bërë me dije se duhet të gjejë një klub të ri.

Lojtari danez kërkon dëmshpërblim për ta shkëputur kontratën, por Barcelona e kërkon largimin e tij me mirëkuptim.

Lojtari mbetet i palëkundur në vendimin e tij se nuk do të largohet nga “Camp Nou”, derisa të ndodhë ndonjëra prej dy gjërave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close