LajmeRajon

Tharja e Liqenit të Fierzës, zabulon qytetin e vjetër të Kukësit

Tharja e liqenit të Fierzës në Kukës ka zbuluar një pamje që pakkush e kishte parë ndonjëherë: themelet e qytetit të vjetër, i cili dikur u përmbyt nga ujërat për ndërtimin e hidrocentralit. Ky fenomen i pazakontë po rikthen në kujtesë historinë e një qyteti të zhdukur nën liqen.

Gjatë javëve të fundit, niveli i uji në Liqeni i Fierzës është ulur ndjeshëm, duke zbuluar atë që rrallë shihet. Kujtimet e një qyteti të zhdukur, Kukësin e vjetër.

Në sipërfaqe kanë filluar të dalin copëza muresh, rrënoja betoni dhe skelete ndërtesash që dikur mbanin jetë, treg, shkolla, institucione, ekonomi sociale kulturore dhe njerëz. Në sipërfaqe kanë dalë dy simbolet kryesore të qendrës së qytetit të vjetër.

Pjesa më e madhe e liqenit ngjan më shumë me një “lumë” të qetë sesa me një liqen të akumuluar. Turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë mbyllur prej ditësh.

Mungesa e ujit ka ngrirë edhe energjinë. Kukësi, qyteti që dikur u zhyt për t’i hapur rrugë dritës, sot përballet sërish me ujërat e fatit të vet këtë herë, jo për shkak të bollëkut, por të mungesës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close