LajmeRajon

Bosch për vizitën e Zelenskyt në Beograd: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës, sikur Serbisë

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Zelensky në Beograd dhe për qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Bosch ka thënë se shpreson që njejtë sikur Serbisë, që nga BE t’i bëhet kusht edhe Ukrainës njohja e Kosovës.

“Zelenskyy në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë në vend?

Vuçiq e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim”.

“Dhe së fundmi, sipas raportimeve të mediave, ata diskutuan edhe për prodhimin e përbashkët të dronëve.

Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që #EEAS t’i kërkojë Zelenskyyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, ka shkruar Bosch. /Periskopi/

https://periskopi.com/sq/2026/8/zelensky-serbia-qendrimi-mosnjohjen-kosoves-ndryshon

Related Articles

Back to top button
Close
Close