LajmeMaqedoniTopLajm

Thaçi takim në ambasadën e SHBA-së në Shkup me znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot ka zhvilluar një takim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup ku është pritur nga znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet në skenën politike, si dhe për synimet e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin strategjik, shkruan Top24

Njoftimi i PDSH-së!
Komunikatë për Media
Thaçi në takim në Ambasadën Amerikane
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, zhvilloi një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup me znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet në skenën politike, si dhe për synimet e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin strategjik.
Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave demokratike dhe të proceseve që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike janë elementë kyç për të ardhmen euro-atlantike të shtetit.
Kryetari Thaçi gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë vendit ndër vite, duke theksuar se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga shtyllat kryesore për stabilitetin, sigurinë dhe përparimin demokratik të vendit.
PDSH mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të agjendës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.Thapi

Related Articles

Back to top button
Close
Close