Showbiz
Tha se do të largohet nga BBVA në rast se eliminohet Kiara, Luizi ndryshon qëndrim: Duhet ta pranoj realitetin, publiku më do vetëm

Luiz Ejlli është një prej protagonistëve të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania dhe për shumë kënd konsiderohet si një ‘fenomen’ për këtë lojë.
Ai ka fituar simpati e pjesës më të madhe të publikut dhe ndonëse shihet si një fitues potencial i këtij viti, këngëtari shkodran prej ditësh ka deklaruar se do të sakrifikonte këtë në rast se moderatorja Kiara Tito eliminohet.
Kiara këtë javë është në një nominim të fortë përballë aktores Olta Gixhari dhe njëra prej tyre pritet të eliminohet të shtunën që vjen.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
Pas këtij eliminim Luizi ka bërë një presion të vazhdueshëm që fansat e tij të votojnë për qëndrimin e Kiarës në shtëpinë e famshme, dhe se në rast që ajo eliminohet ai do të largohet bashkë me të.




