LajmeMaqedoniTopLajm

Teuta bleron sheshin e Tetovës, kthim mbrapa ska

Kandidatja e BDI-së për kryetar të Tetovës, Teuta Arifi sonte në tubimin qëndror të fushatës në Tetovë ka folur para të pranishmëve ku ka thënë se Tetova është në rrezik nga ambiciet e mëdha të njerëzzve të vegjël.

“Ka shumë qytete në botë, por Tetova jonë është një dhe e vetmja, shtëpia jonë e përbashkët. është atdheu ynë që e duam jo se është më i bukuri por sepse është i yni. është toka jonë e dashur e premtuar mijra herë se këtu vendosëm themelet e shtëpisë sonë, familjes tonë të madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim. është ky vend, kjo tokë, thellë në të cilën vendosëm shtizat e flamurit të baballarëve tanë, tokë ku hapëm mësojtoret e para në gjuhën tonë të bukur shqipe, është themel ku vendosëm dëshirën tonë për dije dhe univerzitetet tona. Tetova është aj vend i definimit të shtyllës tonë vertikale të mendimit dhe veprimit politik të shqiptarit të këtij vendi për të qenë sot i pari dhe zot i këtij vendi të vet.

Me mbështetjen vëllezër e motra, jam kryetare e këtij qyteti që ka pas gjithmonë nevojën e kujdesit dhe udhëheqjes të drejt. Gjithë këto vite, me ndihmën tuaj, kam punuar për një bulevard më shumë, për një shkollë më shumë, për një ujësjellës më shumë e tjerë, e vetëdijshme se ky qytet meriton më të mirën që mund të bëjmë për të, e meriton shpirtin, zemrën, mendjen dhe përkushtimin tonë për të. Kam qenë me Tetovën dhe tetovarët në secilën ditë, në çdo sukses por edhe në ditët më të vështira siç janë dy vitet e fundit që jetojmë së bashku.

Por, vëllezër e motra, sot të arriturat tona janë në rrezik, Tetova jonë e madhe është në rrezik. është në rrezik nga ambiciet e mëdha të njerëzve të vegjël. është në rrezik sepse dikush dëshiron që Tetova të bëhet viktimë e madhe e pazareve të vogla politike që ne nuk do ti lejojmë dhe kur nuk i kemi lejuar. Dhe prandaj jemi këtu vëllezër e motra, Jemi këtu të themi se kthim prapa ska. Ska kthim prapa në kohrat kur dikush tjetër vendoste për fatin tonë që me shumë mund dhe sakrificë e kemi vendosur në duart tona. Ska kthim prapa në kohën e injorancës se dritën e dijes e kemi sjellur në shtëpitë tona. Ska kthim prapa në kohrat e degjenerimit të procesit votues, pasi ne qëmoti kemi vendosur parimet e votimit dhe veprimit demokratik në vendet tona. Ska kthim prapa me të ashtuquajturat projekte, fjalë boshe për Tetovën ku ne me vite kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona.

Duke parë këtë rrezik dhe duke qenë të bindur në fitoren tonë, ju ftoj të bëjmë këtë betejë e cila nunk është vetëm e tetovarëve. Do të luftojmë për secilin njeri, do të luftojmë për secilën rrugë, do të luftojmë në secilën shtëpi, do të luftojmë sepse Tetova është ideali jonë historik, është ardhmëria jonë e vetme, ardhmëria jonë evropiane. Do të luftojmë për gasifikimin e qytetit tonë, do të luftojmë për kopshte dhe shkolla të reja, rrugë e bulevarde të reja, sheshin e qytetit. Do të luftojmë për këtë vend, për secilën pëllëmbë të kësaj toke të shejtë e të vjetër të larë me djers, gjak e me lotin tonë. Do të luftojmë dhe do të fitojmë vëllezër edhe motra. Do të fitojmë sepse kjo fitore i duhet Tetovës sot dhe tash, u duhet tetovarëve përshkak se kjo Evropë dhe kjo ardhëmri nuk ka kthim prapa. Do të fitojmë vëllezër edhe motra se kthim prapa ska. ” ka deklaruar Arifi

Related Articles

Back to top button
Close
Close