
Një video e dërguar pak më parë në Top24 shihen veturat e policisë në mes kolonave të qytetarëve të cilët me vetiniciativë kanë dalur të festojnë dhe shënojnë ditën e pavarsisë së Shqipërisë, shkruan Top24
Sipas qytetarit policia kërkonte të shpërndahet turma pasi nuk lejohet bllokimi i rrugëve dhe se rrugët duhet të jenë të lira duke mos penguar lëvizjen e lirë.
Ndryshe në rrjetet sociale qarrkullojnë disa video të ndryshme nga Kumanova, Shkupi dhe Tetova që pretendojnë se policia nuk i lejon të festojnë për festën e madhe kombëtare 28 Nëntori.




