LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë, Malësia bojkton mësimin online

Në mungesë të pajisjeve elektronike dhe kushteve të rënda në shtëpi, shumë prindër në malësinë e Tetovës i kanë refuzuar fjalëkalimet për kyçje të fëmijëve të tyre në platformën e Ministrisë për mësim online. Nxënësit bojkotojnë mësimin online, ndërsa prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të nisin mësimin me prani fizike.

“Shumë arsye ka për të mos e pranuar mësimin online. Nuk kemi kushte financiare që të blejmë llap top çdo fëmijë, dikush ka dy tre ka edhe katër fëmijë që kanë, duhet t`i kesh edhe katër dhoma se mbahet njëkohësisht mësimi, pra nuk plotësojmë as kushtet minimale. Të mbajmë mësim online nuk ka shans, këtu jemi të vendosur edhe me këshillin e prindërve kemi biseduar mbrëmë dhe dje e pardje, çdo ditë diskutojmë këtë temë. Përderisa i plotësojmë kushtet, ne ngulim këmbë që të mbajmë mësim fizikisht”

Pos kushteve të rënda nëpër shtëpi, probleme me internetin dhe pajisjet elektronike ka edhe në Shkollën Fillore “Rexhep Voka” në Brodec.

“Nuk kemi rrjet, këtu në Brodec nuk kemi aspak, kanë intervenuar disa herë por sërish e kemi internetin shumë të dobët, thuajse se s`kemi aspak. Aspak nuk kemi kyçje”

Related Articles

Back to top button
Close
Close