LajmeMaqedoniTopLajm

Tetova gati për zgjedhje – 188.329 votues në gjashtë komunat!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Një ditë para ruandit të parë zgjedhjeve presidenciale, Komisioni Shtetëror Zgjedhor me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor edhe në Tetovë dhe i njëjti po shpërndahet nëpër vendvotime.

Në Tetovë nga gjithsej 117 vendvotime, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë ndërkaq sot në Burgun e Tetovës të drejtën e votës e realizuan 54 qytetar që povuajnë dënimin në këtë institucion korrektues.

“Sa i përket Burgut të Tetovës, sot do të votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër prej 69 personave që janë paraqitur, që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në kushte shtëpiake, një ditë para zgjedhjeve, ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, kemi 7 persona të cilët kanë votuar, të cilët janë angazhuar si anëtar të Këshillave Zgjedhor në përfaqësi diplomatike. Kemi 4 persona që janë jashtë përkujdesjes familjare, si dhe dy persona të shpërngulur jashtë vendit”, tha Nazmi Dauti.

Në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë, materiali zgjedhor ka arritur në kohë dhe procesi i shpërndarjes së kutive të votimit nëpër vendvotime po vijon pa probleme dhe pengesa.

“Ne jemi duke bërë edhe shpërndarjen e materialit zgjedhor ashtu siçe kërkon kodi zgjedhor dhe ky proces zhvillohet ashtu siç duhet, nuk kemi pengesa, i gjithë materiali zgjedhor i nevojshëm ka arritur në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë.Shpresojmë se i tërë procesi zgjedhor të martën dhe të mërkurën do të kalojë në atmosferë demokratike”, tha Nazmi Dauti.

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close