LajmeMaqedoni

Inspektorët paralajmërojnë tregtarët të mos punojnë ditën e zgjedhjeve

Inspektoriati Shtetëror i Tregut ka rikujtuar të gjithë punëdhënësve që sipas vendimit të marrë nga Qeveria teknike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se me datë 24 prill (e mërkurë) dhe me 8 maj, е cila gjithashtu është e mërkurë, janë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtyre ditëve, Inspektoriati do të kryej kontrolle se a respektohet ky vendim i Qeverisë nga punëdhënësit apo jo.

INSPEKTORIATI SHTETËROR I TREGUT

Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”

Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zavendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrit që ta tërheq këtë vendim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close