LajmeShowbiz

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur gjithmonë hapur për Kosovën si dhe prejardhjen saj nëpër emisione të njohura po ashtu edhe në revistat më të famshme.

Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtarja e famshme ka folur për ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë tek ajo dhe gjithashtu komunikimi me njerëzit që e kanë përjetuar luftën dhe kalimin e tyre drejt një “bote krejtësisht të re” shkruan Malverngazette.

Duke folur për rrugëtimin e saj muzikor për Elle US, Dua Lipa foli gjithashtu edhe për luftën në Kosovë.

“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë (në Kosovë) që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura”, -deklaroi artistja shqiptare, fituese e tre çmimeve Grammy.

“I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi edhe për mua”.

“Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive. Qoftë luftë, apo diçka tjetër, të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, theksoi artistja e hitit “New Rules” dhe themeluesja e festivalit në Kosovë, Sunny Hill.

Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u rikthye përsëri në Londër kur ishte 15 vjece për të ndjekur “ëndrrën e saj” siç ka potencuar ajo gjithmonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close