LajmeMaqedoniTopLajm

Tetova 7 orë pa ujë të pijshëm, NPK-Sharri kemi probleme me filtrimin në Lisec për shkak të reshurave të shiut

Qytetarët e Tetovës për më shumë se dhjetë ditë ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, për restrikcione të pa paralajmëruara dhe mos informim se kur do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm. Gjatë ditës së sotme e Diel më 26 Tetor, shumë qytetarë janë ankuar për mungesë të ujit që nga ora 11 e para ditës dhe deri në këto momente respektivisht ende vazhdojnë për më shumë se 7 orë të mos ketë ujë të pijshëm. Pas reagimeve të shumta NPK-Sharri ka dalur me një njoftim ku sipas tyre linja e ujit nga Leshnica është jashtë funksionit për shkak të reshurave të shiut i njejti nuk arihet të filtrohet në stacionin e filtrimit në Lisec. Por edhe përkundër këtij njoftimi ata nuk specifikojnë kohën dhe periudhat e restrikcinonit duke lënë në pritje të ujit, shkruan Top24

NJOFTIM!!
Të nderuar qytetarë, në pamundësi për trajtim të ujit në filtrat te stacioni I filtrimit- Lisec, për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, jemi detyruar ta ndalojmë furnizimin me ujë të pijshëm nga linja e Leshnicës.
Skuadra e N.P.K Sharri nga orët e hershme gjendet në teren dhe bën të pamundurën për kalimin e kësaj situate.
Restreksionet do të jenë më të shpeshta deri në përmisimin e gjendjes momentale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close