
Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka raste të reja të etheve të Niljt Perëndimor dhe se rastet e fundit të dyshuara kanë rezultuar negative.
Sa i përket etheve të Niljt Perëndimor, te Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara janë negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshim për ethet e Niljt Perëndimor, njofton sot Ministria e Shëndetësisë.
Prej andej thonë se në koordinim me institucionet kompetente, gjendja po ndiqet me kujdes dhe publiku do të informohet në kohë.



