LajmeSport

Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet shuma që kërkojnë kuqezinjtë për ta shitur portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani mbetet e paqartë, ndërsa interesimi nga klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe vazhdon të jetë i fortë.

Sipas azetarit të njohur Fabrizio Romano, drejtuesit e Milanit nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket çmimit të sulmuesit portugez. Klubi italian kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk është i gatshëm të pranojë asnjë formulë huazimi, qoftë me opsion apo detyrim blerjeje.

Romano bëri të ditur se aktualisht Leao nuk ka arritur marrëveshje me asnjërin prej dy klubeve turke, megjithëse po shqyrton ofertat e tyre.

“Në këtë moment Rafael Leao nuk ka marrëveshje as me Galatasarayn dhe as me Fenerbahçen. Të dy klubet do të rikthehen me oferta për Milanin dhe lojtarin,” u shpreh Romano.

Ai theksoi gjithashtu se presidenti i Milanit, Gerry Cardinale, është i vendosur që lojtari të shitet vetëm për një shumë të konsiderueshme.

“Huazim me opsion ose me detyrim blerjeje? Cardinale dhe Milani nuk do t’i marrin fare në konsideratë këto formula. Leao mund të largohet vetëm për para të gatshme, të paktën 50 milionë euro,” shtoi gazetari italian.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e numrit 10 të Milanit, pasi Galatasaray dhe Fenerbahçe pritet të rikthehen me oferta të reja për të bindur klubin italian dhe vetë futbollistin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close