LajmeTeknologji

Tesla S Plaid arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në autostradën gjermane

Tesla konsiderohet si pionier në fushën e veturave elektrike, dhe jo rastësisht është marka më e kërkuar në botë kur flitet për elektrifikim veturash.

Modelet e kompanisë amerikane janë të dashura për të gjitha moshat, si dhe ofrojnë luks dhe rehati gjatë ngasjes.

Madje entuziazmon edhe meraklitë e shpejtësisë që duan të kenë në kulm adrenalinën, derisa qëndrojnë prapa timonit.

Një video e postuar në Tesla, shfaq modelin S Plaid i cili pa ndonjë problem arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në një autostradë në Gjermani.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë, ku shihet vetura elektrike duke arritur për pak sekonda shpejtësinë maksimale, kurse shoferi detyrohet ta ulë për shkak se bateria fillon të nxehet në masë të madhe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close