BotaLajme

Tërmeti i mbrëmshëm në Venezuelë, më i forti që nga viti 1900

Një prej tërmeteve që goditi Venezuelën mbrëmë ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në vend që nga viti 1900, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti i parë që goditi vendin mbrëmë u regjistrua me magnitudë prej 7.2 nga USGS, ndërsa i dyti me fuqi prej 7.5, e që goditi më pak se një minutë më vonë, raporton BBC.

Katalogu i agjencisë qeveritare për tërmete thekson se një tërmet me magnitudë prej 7.7 kishte goditur bregun e Venezuelës më 29 tetor 1900, i njohur si tërmeti “San Narciso”.

Sipas të dhënave fillestare, së paku 32 persona kanë vdekur, ndërsa me qindra të tjerë raportohet se kanë mbetur të lënduar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close