LajmeRajonTopLajm

Tensione në delegacionin e Kosovës, Haradinaj nuk e pranon marrëveshjen e amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij

Ramush Haradinaj dëshiron që të refuzohet marrëveshja, amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij.

Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e presidentit amerikan Donald Trump, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kur kanë mbetur rreth tri orë deri te takimi i Trumpit me kryeministrin Hoti (dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq), brenda delegacionit të Kosovës në Washington, që po kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ka tensione.

Gazeta “Express” mëson se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që është pjesë e koalicionit qeverisës, po bën presion te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen.

Marrëveshja, për të cilën janë tashmë janë dakorduar palët, sipas Haradinajt, nuk duhet të nënshkruhet.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që po ashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimet e djeshme nga AAK-ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Washington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK-në.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e premte e madhe për Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes e më pas do të takojë bashkë Vuçiqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë ka shkruar në “Twitter” se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dakordime se nga Shtëpia e Bardhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe ose e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi pritet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Washington, që i bie të jetë orën 5:00 pasdite në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close