LajmeRajonTopLajm

Të shtënat në veri, Vela: Propagandë e lodhur e Vuçiçit

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka nxjerrë ‘blof’ mediat serbe me videon e publikuar kinse nga Zubin Potoku, ku dëgjoheshin të shtëna armësh zjarri. Në përshkrimin që mediat serbe i kanë bërë videos, thonë se e njëjta është incizuar të dielen rreth orës 19:45, por se në ato pamje shihet të jetë ende ditë.

“Ndërsa media e regjimit të Vuçiçit, Pink TV filloi një ‘raportim’ të jashtëzakonshëm të drejtpërdrejtë, duke transmetuar video të supozuar të përleshjes që ndodhi rreth orës 20:00 – në dhjetor një video e ditës në orën 20:00, kur bie errësira në orën 17:00… Propaganda si është më së keqi”, ka shkruar ai në Twitter.

Vela po ashtu tha se “mediat pro-regjimit të Serbisë po përpiqen të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut”.

“Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, theksoi ai.

Për këtë rast reagoi edhe ministri Sveçla, i cili tha se serbët kanë shtënë ndaj KFOR-it, ndonëse këta të fundit thanë se kanë dëgjuar të shtëna ne afërsi të një patrulle në rrethinë të Zubin Potokut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close