LajmeMaqedoniTopLajm

17 ditë nga vendosja e barrikadave: Veriu mbetet i bllokuar, Qeveria në pritje të KFOR-it

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar edhe 17 ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë nëpër rrugët kyçe që çojnë drejt pikave kufitare, në Jarinjë e Bërnjak që vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Të dielën të shtëna afër KFOR-it në Zubin Potok

Se situata në veri është e tensionuar u konfirmua edhe mbrëmë kur KFOR-i bëri të ditur se afër një patrulle të saj ka pasur të shtëna.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, deklaroi KFOR-i mbrëmë në një përgjigje për mediat.

Për rastin e mbrëmshëm ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka deklaruar se pasi Beogradi e kuptoi që bandat kriminale të cilat i mbështesin kanë sulmuar KFOR’in, tani mohojnë të gjitha sulmet.

Sveçka ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit.

Kurti takim me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve

Për këtë çështje së fundmi foli kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nuk mund të lejojnë që kjo situatë të vazhdojë edhe për shumë gjatë, ndërsa paralajmëroi takim me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjeve, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se në barrikada po qëndrojnë persona të uniformuar dhe të armatosur që për qëllim kanë destabilizimin e vendit.

Kujtojmë se gjeneral majori i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se mbështesin dialogun për të gjetur marrëveshje me qëllim të zbutjes së tensioneve në veri.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhej në një deklaratë zyrtare të Ristuccias.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, paralajmëroi ditë më parë mundësinë e heqjes së barrikadave, nëse KFOR nuk vepron sa më shpejt.

Ndaj deklaratave të Sveçlës reagoi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila tha se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do t’i largonte barrikadat në veri të Kosovës.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell takimi i Kurtit me komandantit e KFOR-it i cili do të mbahet pas Krishtlindjeve, ku do temë kyçe siç e konfirmoi kryeministri do të jetë heqja e barrikadave në veri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close