
Së paku 20 persona, disa prej të cilëve më rëndë, janë lënduar sot kur një automjet goditi një grup njerëzish në Munih. Siç transmeton “Bild”, disa persona përfshirë edhe një fëmijë, janë në gjendje të rëndë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur një shofer ka përshpejtuar makinën e tij dhe më pas ka goditur në protestuesit në Munih, të cilët ishin mbledhur me ftesë të sindikatës së punëtorëve “Verdi”.





