MaqedoniTopLajm

Të hënën do vendoset për masat e reja kufizuese thotë Filipçe!

Të hënën do të bëhet vlerësimi nëse ka nevojë për restrikcione të reja do të cilat do të ishin në drejtim të rritjes së kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtimit të punës së objekteve hotelierike por tani për tani nuk është duke u menduar për masa restriktive shtesë.

Vlerësim i Komisionit për Sëmundje Infektuese tani për tani është se për fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme do të kemi rezultate nga ora policore që ishte vendosur para dhjetë ditësh.

Konstatimi dhe qëndrimi është se në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë vlerësim të ri.

“Jemi të gatshëm të rekomandojmë edhe restriksione shtesë, por në konsultat e përditshme edhe me ekipin që i koordinon pranimet në kapacitetet spitalore, gjithsesi edhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektuese, tani për tani vlerësojmë se restriksione shtesë nuk nevojiten”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.(Alsat M) përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close