RajonTopLajm

Koronavirusi ja merr jetën endokrinologes së njohur shqiptare!

Një tjetër humbje është shënuar në radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në vend. Viktima e radhës është mjekja endokrinologe Valentina Lile, në një poliklinikë në Tiranë e cila nuk ja ka dalë që të fitojë bet.ejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i saj ku shkruan: “Të dashur miq ë shokë . Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të dashur, mamasë time Valentina Lile .

Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë”

U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase !”

Related Articles

Back to top button
Close
Close