MaqedoniTopLajm

Rripi i sigurisë i patjetërsueshëm!

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRR) u bën thirrje shoferëve dhe personave të cilët udhëtojnë me vetura që t’i respektojnë obligimet për përdorim të rripit të sigurisë dhe rekomandon se rripi i sigurisë shpëton jetë.

“Me të vërtetë nuk vlen që të rrezikohet sepse bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin tuaj. Jini përgjegjës, vendosni rripin e sigurisë! Rripi i sigurisë nuk ndikon në atë nëse do të ketë ndonjë aksident në komunikacion ose jo, por dukshëm ndikon në atë se si do të jenë pasojat nga aksidentet në komunikacion. Hulumtimet e organizatave ndërkombëtare relevante tregojnë se 50 për qind e shoferëve të cilët jetën e kanë humbur në aksidente komunikacioni, kanë ndërruar jetë për shkak të asaj se nuk kanë përdorur rrip, gjegjësisht hulumtimet tregojnë se rripi i sigurisë e ul rrezikun nga pasojat fatale gjatë aksidenteve madje për 50 për qind”, thonë nga KRSKRR.

Shoferët dhe udhëtarët, shtojnë, duhet ta kuptojnë se përdorimi i rripit të sigurisë është i dedikuar vetëm për siguri dhe mbrojtje të tyre personale të jetës dhe shëndetit të tyre.

Nga KRSKRR  i përkujtojnë shoferët dhe udhëtarët se obligimi për përdorim të rripit të sigurisë ka të bëjë me shoferin, bashkudhëtarët në ulëset e para, por edhe i bashkudhëtarëve në ulëset e pasme (në të gjitha ulëset në veturë në të cilat janë vendosur rripa të sigurisë) dhe është i obligueshëm pa dallim të asaj nëse vetura lëviz në vend të banuar ose jashtë vendeve të banuara.

“Mospërdorimi i rripit të sigurisë sanksionohet me gjoba në të holla të dedikuara vetëm për personin i cili nuk përdor rripin e sigurisë pa dallim nëse bëhet fjalë për shofer ose udhëtar në ulësen e parë ose të pasme. Shoferi i cili nuk përdor rripin e sigurisë do të sanksionohet me gjobë në të holla në vlerë prej 40 euro në kundërvlerë denari. Personi i cili vozitet në veturë e cila ka të vendosura rripa të sigurisë nga fabrika është i obliguar që gjatë vozitjes ta vendosë rripin e sigurisë pa dallim nëse është ulur para ose prapa. Sanksioni për mosrespektim të këtij obligimi është 50 euro në kundërvlerë denari”, sqarojnë nga KRSKRR.

Detyrimi për përdorim të rripit të sigurisë precizojnë, nuk ka të bëjë me dërguesit e mallrave në qarkullim në vendin e dërgesës dhe shoferë të cilët me veturë lëvizin me shpejtësi të ecjes së njeriut, kur lëvizin prapa dhe në parkingje.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close