LajmeMaqedoniTopLajm

Të fortit e Tetovës

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në RMV kanë nxjerë në pah një fushbetejë të heshtur mes të fortëve të Tetovës.
Gara për Tetovën këtë herë del të jetë një nga garat më të forta në historinë politike të këtij qyteti. BDI-ja ka rikandiduar nënkryetaren e saj dhe njëherësh kryetare komunës së Tetovës.

Znj. Arifi po kërkon mandatin e tretë nga Tetovarët ndërsa vjen në skenën politike si një profesoreshë e dëshmuar. Nga ana tjetër kanë përballë ish kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexhetin i cili po ashtu është personalitet me ndikim, profesor dhe biznesmen, Bexheti nuk ka mbajtur kurrë pozita politike në subjektin që e kandidon për kryetar komune PDSH.
Dje garës për Tetovën zyrtarisht ika hyrë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Kasami është me profesion profesor ndërsa në politikë është kyçur më herët dhe më vonë si kryetarë i Lëvizjes Besa. Kasami në zgjedhjet lokale nuk arriti të fitojë komunën e Tetovës për një diferencë të ngushtë votash karshi kryetares Teuta Arifi.
Sot edhe koalicioni ASH-AAA ka shpallur kandidaturën e Vullnet Murselit, biznesmen dhe afarist i njohur si dhe një humanist i dëshmuar. Murseli politikës i është kyçur shpejt si nënkryetar i degës së ASH-së në Tetovë.
Mes këtyre personaliteteve Tetovarët do të kenë mundësi të zgjedhin më të mirin për ta sepse komuna nuk është vend për plotësimin e dëshirave por është vend që duhet të ju shërbej qytetarëve.
Së fundmi 17 Tetori do ti jep përgjigje qytetetit.
Koment redaksia TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close