
Një pjesë nga 156 kompanitë që e kanë paguar të ashtuquajturin Tatim i Solidaritetit, që para një jave u anulua nga Kushtetuesja, filluan që t’i kërkojnë paratë nga shteti. Nga kompania “Makstil”, që më së shumti ka paguar në emër të këtij tatimi, përkatësisht 4.3 milionë euro, nga gjithsej 49.2 milionë eurot e mbledhura, thonë se janë të hapur për bisedime me Ministrinë e Financave për modalitetet dhe dinamikën sipas së cilëve do tu kthehen paratë. Nga kompania e lëvduan vendimin e Kushtetueses për anulim, e jo për shfuqizim të Ligjit, ndërsa e lëvduan edhe Qeverinë e cila nuk intervenon në vendimin e gjykatës.
“-E dimë se buxheti është ai që është. E dimë se Qeveria ka paraparë shpenzime dhe jemi të gatshëm në ndonjë mënyrë që të bisedojmë me qëllim që të dakrodojmë ndonjë dinamikë për kthimin e atyre parave. -Me normë interesi? -Nuk dua ta them, por mendoj se nuk do të kërkojmë normë interesi”, tha Dimitar Cvetkovski, kryetar i Bordit të drejtorëve të “Makstil”.



