LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari zbulon: Ahmeti sot e ka takuar Mickoskin

“Nëse VMRO-DPMNE qenka e pa reformuar, atաherë pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar sot për të biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend”, përcjell in7.

Këtë pyetje sonte e bëri në Televizonin Klan Maqedoni, Sekretari i ASH-së, Arben Taravari.

“Kur ASH bashkëpunon me Mickoskin, VMRO është e pa reformuar, e kur bashkëpunon BDI qenka e reformuar. Vetë z. Ahmeti i ka kërkuar në zgjedhjet lokale Mickoskit ta ndihmone të fitojë në Gostivar dhe Tetovë”, tha mes tjerash Taravari.

Në debat ku ndodhet edhe Izet Mexhiti nga BDI, Taravari këtij të fundit ia kujtoi se 20 vite janë në pushtet dhe vendi nuk arrinë të merr datë për negociata.

Ndryshe, sot Ahmeti pati në Kuvend takim edhe me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev./in7.tv/

Related Articles

Back to top button
Close
Close