LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Procesi zgjedhorë ka qenë më jo korrekt deri më tani në vendin tonë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka mbajtur pres konferencën e parë pas përfundimit të procesit zgjedhorë.

Ai këtë proces e quan si më jokorrekt sepse gjatë gjithë kohës sipas tij, LSDM dhe BDI kanë ushtruar presion mbi vëzhguesit e kësaj partie.

Ai megjithatë tha se informacionet që vijnë nga shtabet e ASH-AAA është se janë në epërsi të madhe ndaj oponentëve të tyre BDI.

“Falemnderojë gjithë qytetarët shqiptarë që sot dolën që të votojnë edhe përpos presioneve të ndryshme dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Informacionet e para nga shtabet tona është se ne jemi në epërsi të madhe dhe presim fitore bindëse. Shpresoj që më vonë kur të kenë pres konferencën e kryetarëve të partive ti tregojmë rezultatet përfundimtare por trendi është apsolutisht pro nesh. Në lidhje me procesin zgjedhorë mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më jokorrekte që kanë ndodhur në vendin tonë. Funksionarët e BDI dhe LSDM sot gjatë gjithë ditës kanë ushtruar presion ndaj vëzhguesve tanë dhe procesit zgjedhorë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close