LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Në vend të balancuesit ASH do të propozon ligj për përfaqësim të barabartë

“Nëse duam shteti të ecë përpara, për jetesë të barbartë dhe pa tema tabu, është mementi si shqiptarë tani të veprojmë”.

 Këtë bindje e shprehu në emisionin “Politica” në Tv Globi, u.d., kryetar i  ASH-ës, Arben Taravari.

Një ndër ato çështje që Taravai e sheh se mund të sjellë barazi të plotë është sjellja e një LIgji për Përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Taravari është kundër prekjes së Bandenterit si instrument, pasi prejkja e tij prek edhe MO-në, tha ai.

“Unë mendoj se Balancuesi keqpërdoret me të madhe dhe ne si ASH në programin politik të 2020-tës e kishim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike”, deklaroi Taravari.

Taravari paralajmëron se ASH Ligjin për Përfqësim do ta inicojnë së shpejti dhe pret mbështetjen e të gjitha subjeteve politike parlamentare në vend.

“E kemi Ligjin të gatshëm dhe para e kishim prioritet Ligjin për Shtetësi dhe ai kaloi e pastaj na kapën pushimet dhe Kongresi i partisë dhe nuk arritëm. Besoj se së shpeji do ta iniciojmë dhe jam i mendimit që paraprakisht të bisedojmë me partitë politike që Balancuesin ta heqim dhe ta votojmë ligjin bashkarisht dhe pse jo edhe të ndyrshohet diçka nga ajo që ne e propozojmë nëse ka nevojë”, theksoi Taravari.

Për suprimim të majorizimit ekzitojnë dy mentoda sipas Taravarit: një është Bandeteri dhe e dyta Parlamenti dy dhomësh.

“Edhe pse mendoj se mumenti është i rëndë për këto, çështje por ne patjetër të ulemi dhe ti bashkëbisedojmë me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe nuk duhet të ketë tabu që nuk mund të bisedohen”, tha kryetari i ASH-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close