LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari-Mickoski-Tarçullovski/ Mehmetaj: VLEN-i dhe Taravari s’bashku me Kurtin duhet të japin përgjegjësi

Fotografia mes Arben Taravarit dhe Mickoskit së fundi ishte fotografia që u kritikua me të madhe ditën e djeshme nga analist e politikan të njohur nga vendi po edhe rajoni. Kundër atij takimi ishte edhe Galuk Konjufca nga VV-ja.

Por ajo fotografi nuk është e vetmja, sot në sipërfaqe në rrjetet sociale ka dalë edhe një fotografi tjetër që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ku figurë kryesore është prap kreu i opozitës Mickoski, por kësaj rradhe është krah Johan Tarçullovskit, i cili në opinion njihet si “kasapi” i Lubotenit, pasi ka kryer masakrat ndaj shqiptarëve të këtij fshati në vitin 2001.

Me reagim të ashpër kundër kësaj ka dalë analisti Lirim Mehmetaj. Sipas tij, Kurti e Taravari duhet te japin pergjegjesi publike per kete bashkepunim me nje kryekriminel qe ka masakruar shqiptare ne Luboten.

Shton se dy figurat e lartë-përmendura kanë kaluar çdo kufij.

Reagimi i plotë:
Ky eshte krimineli maqedon Johan Tarculovski, i denuar ne Tribunalin e Hages per krimet e luftes ne vitin 2001.
Ne foto me partnerin e Kurtit dhe VLEN-it ne Maqedoni, Hristijan Mickoski.
“Dite me te mira po vijne per Maqedonine”, shkruan ky kriminel nje dite pas arritjes se koalicionit me turpin e kombit, Arben Taravarin.
Kurti e Taravari duhet te japin pergjegjesi publike per kete bashkepunim me nje kryekriminel qe ka masakruar shqiptare ne Luboten.
Keta e kane tejkaluar cdo kufij.
Shqiptaret neser kete klub faqezinjesh do t’i degdisin ne germadhat e historise.

Related Articles

Back to top button
Close
Close