LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski krah “kasapit” të Lubotenit, Tarçullovski/ Panduri: Kjo sjell në sipërfaqe një dilemë thelbësore

Pas fotografisë me Taravarin, në rrjet është shpërndarë një fotografi ku kreu i VMRO-së shihet krah, Johan Tarçullovskit.

Këtë fotografi e ka komentuar edhe gazetari dhe moderatori i emisionit “Debat Plus” që transmetohet në Klan Maqedoni dhe RTV Dukagjini në Kosovë ka reaguar ashpër pas fotografisë ku shifet Hristian Mickoski me ish të dënuarin nga Tribunali i Hagës për krime lufte kundër shqiptarëve në Luboten, Johan Tarçullovski.

Panduri në statusin e tij ka cituar edhe fjalë të Johan Tarçullovskit dhe ka pyetur se si und të merren parasysh parashikimet për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë nga një individ me të kaluar të tillë?

“I dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte kundër shqiptarëve në Luboten në vitin 2001, Johan Tarçulovski duket se ka kaluar nga fushëbeteja në skenën politike, duke qëndruar pranë Mickovskit. Kjo sjell në sipërfaqe një dilemë thelbësore: Si mund të merren parasysh parashikimet për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë nga një individ me të kaluar të tillë?
‘Do të vijnë ditë më të mira’, thotë Tarçulovski. BRAVO BRE 😡”, ka shkruar Panduri.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close