
Sot në orën 15:00, Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:
I nderuar Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.


