LajmeMaqedoni

Taravari: Duhet ta racionalizojmë shëndetësinë, do të kemi tre qendra klinike dhe një tjetër kryesore në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në podkastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin.

 

“Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të jetë në Shkup, tre qendra klinike dhe tjerat të jenë spitale më të vogla me hospitalizimin e pacienteve deri në dy ditë”, ka thënë Taravari.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close